Sporti

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Florianas dhe Dritës, vendasve u anulohet një gol për ‘ofsajd’

07/21/2026 20:21
nga:L J

Ka përfunduar me rezultatin 0:0 pjesa e parë e ndeshjes mes Florianas dhe Dritës, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Skuadra kosovare pati dy mundësi shumë të mira shënimi me Blerim Krasniqin, por sulmuesi nuk arriti t’i konkretizojë rastet, duke bërë që rezultati të mbetet i pandryshuar.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, Lonardelli e dërgoi topin në rrjetë për Florianan, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Gjithçka mbetet e hapur për 45 minutat e dytë, ku të dyja skuadrat do të synojnë golin e fitoren.

/GazetaBlic Sport