Lajme

Në Pozheran të Vitisë lëndohen dy persona për shkak të stuhisë së fuqishme

07/21/2026 18:53
nga:Y I

Arton Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Viti në T7 tha se si pasojë e stuhisë në këtë komunë, konkretisht në Pozheran, janë lënduar dy qytetarë.

Musliu tha se të lëduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Kemi dëme të konsiderueshme materiale duke filluar nga rrëzimi i reklamave të ndryshme të bizneseve dhe lëndimi i dy qytetarëve tanë nga Pozherani, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

“Dëmet janë të konsiderueshme”, shtoi ai.