Lajme

Arianit Koci: Nuk ka më raportime për ndalime të bashkatdhetarëve nga policia serbe

07/21/2026 10:37
nga:Genita C

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se së fundmi nuk ka pranuar më raportime nga bashkatdhetarët për ndalime apo marrje të të hollave nga policia serbe gjatë tranzitit nëpër Serbi, raporton GazetaBlic.

Ai shprehet se shpreson që kjo të jetë rezultat i masave të ndërmarra për parandalimin e këtyre rasteve.

Koci thekson se vazhdon të kontaktohet çdo ditë nga bashkatdhetarë për incidente dhe probleme gjatë udhëtimit, duke i inkurajuar ata që çdo rast ta raportojnë.

Ai gjithashtu sqaron se raportimet e mëparshme nuk ka pasur mundësi t’i verifikojë në mënyrë të pavarur, por në disa raste ato janë përcjellë edhe te ambasadat e Republikës së Kosovës.