Sporti

Presidenti i CONMEBOL-it konfirmon: Botërori 2030 do të zhvillohet me 64 kombëtare

07/20/2026 18:35
nga:L J

Presidenti i CONMEBOL-it, Alejandro Dominguez, ka bërë një deklaratë që pritet të shkaktojë reagime të mëdha në botën e futbollit, duke konfirmuar se Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet me 64 kombëtare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në X, Dominguez theksoi se edicioni jubilar, që shënon 100-vjetorin e Kupës së Botës, do të ketë një format të veçantë.

“Kupa e ardhshme e Botës do të luhet në shtëpi! Në vitin 2030, Botërori vjen në Argjentinë, Uruguai dhe Paraguai. Një mundësi e madhe për futbollin, për të festuar 100 vjetorin e Kupës së Botës: një kompeticion me 64 ekipe”, shkroi ai.

Botërori i vitit 2030 do të organizohet kryesisht nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa ndeshjet hapëse do të zhvillohen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai, për të nderuar 100-vjetorin e turneut të parë botëror, i cili u zhvillua në Uruguai në vitin 1930.

Nëse ky format miratohet përfundimisht nga FIFA, Botërori 2030 do të jetë edicioni i parë në histori me 64 kombëtare pjesëmarrëse, pas zgjerimit në 48 ekipe që do të debutojë në Kupën e Botës 2026.

/GazetaBlic Sport