Showtime

Aktori turk përballet me procedura ligjore, rikthehet me urgjencë në Stamboll

07/20/2026 11:13
nga:Genita C

Aktori i njohur turk, Burak Çelik, është detyruar t’i ndërpresë pushimet familjare në Antalya dhe të rikthehet menjëherë në Stamboll, pas një zhvillimi të papritur ligjor.

Sipas raportimeve të mediave turke, ndaj aktorit ishte lëshuar një urdhër ndalimi, për të cilin ai u informua gjatë orëve të mëngjesit. Në atë moment, Çelik ndodhej në Antalya së bashku me familjen, ku kishte zgjedhur të kalonte disa ditë pushimi pas një periudhe të ngarkuar profesionale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, aktori organizoi kthimin në Stamboll, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ece Bayrak, e cila ndodhet në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Për shkak të gjendjes së saj, gjatë udhëtimit është treguar kujdes i veçantë. Pavarësisht situatës së papritur, çifti raportohet se ka ruajtur qetësinë, ndërsa në Stamboll mbërriti rreth mesditës.

Pas kthimit, Burak Çelik u takua menjëherë me avokatin e tij për të diskutuar hollësitë e çështjes dhe hapat ligjorë që do të ndiqeshin.

I shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor, aktori u paraqit më pas pranë autoriteteve përkatëse, ku dha deklaratën e tij.

Procedurat dhe verifikimet ligjore vazhduan gjatë gjithë ditës. Pas përfundimit të tyre, Çelik u la i lirë në mbrëmje dhe u kthye pranë familjes.

Deri më tani, nuk janë bërë publike informacione të plota lidhur me arsyen konkrete të urdhrit të ndalimit apo natyrën e hetimit. Edhe aktori nuk ka reaguar publikisht për rastin.

Burak Çelik njihet për përpjekjen për ta mbajtur jetën private larg vëmendjes mediatike. Aktualisht, ai dhe bashkëshortja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Në planin profesional, aktori u vlerësua për rolin e tij në serialin “Yeraltı” gjatë sezonit të kaluar, ndërsa pritet të rikthehet në ekran me projektin e ri “Haysiyet”.

Pas përfundimit të procedurave ligjore, Çelik pritet t’i nisë përgatitjet për serialin e ri, përfshirë takimet me ekipin realizues dhe leximet e para të skenarit.