Nuk mjaftuan 90 minutat për të përcaktuar kampionin e ri të botës. Finalja mes Argjentinës dhe Spanjës do të vendoset në kohën shtesë, pasi koha e rregullt përfundoi pa fitues, 0 me 0.
Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe dominimit të lojës nga Spanja, nuk arriti të gjejë golin vendimtar, duke bërë që trofeu i Kupës së Botës të mbetet ende pa pronar.
Tashmë Argjentina dhe Spanja do të luajnë edhe 30 minuta shtesë, ku çdo detaj mund të jetë vendimtar. Nëse nuk ka fitues as pas vazhdimeve, kampioni i botës do të përcaktohet përmes goditjeve nga pika e bardhë.
/GazetaBlic Sport/


