Kanë kaluar 25 minuta nga finalja e madhe e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës, ndërsa rezultati mbetet 0-0.
Spanja ka nisur më mirë takimin, duke kontrolluar posedimin e topit dhe duke ushtruar presion në gjysmën e fushës së Argjentinës.
Kampionët evropianë kanë qarkulluar më mirë topin dhe kanë krijuar më shumë iniciativa sulmuese, por pa arritur të gjejnë rrugën drejt rrjetës.
Argjentina deri tani është përqendruar më shumë në mbrojtje, duke kërkuar hapësira për kundërsulme dhe duke pritur momentin e saj për të rrezikuar portën spanjolle.
Në MetLife vazhdon një duel i fortë taktik, me Spanjën më kërkuese në minutat e para, por pa ndryshuar ende shifrat në tabelë.
/GazetaBlic Sport/


