Lajme

Kërkohet ndihmë për gjetjen e tre personave të zhdukur

07/19/2026 21:02
nga:Gazeta Blic

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Ejup Ternavës, Cennet Ternavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët janë zhdukur që nga mbrëmja e kaluar në Shkup.

Sipas njoftimit, tre personat janë parë për herë të fundit rreth orës 22:00, pasi ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës.

Që nga ajo kohë, nuk ka pasur asnjë kontakt me ta dhe vendndodhja e tyre mbetet e panjohur.

Postimi i plotë i familjares së këryre personave:

NJOFTIM PËR PERSONA TË ZHDUKUR

Kërkohet ndihma e të gjithëve për gjetjen e:

* Ejup Ternava
* Cennet Ternava
* Fatmire Shabani

Ata janë parë për herë të fundit mbrëmë rreth orës 22:00 në Shkup. Sipas informacioneve, ata ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës, por që nga ajo kohë nuk ka më asnjë kontakt me ta dhe vendndodhja e tyre nuk dihet.

Ata po udhëtonin me një Mercedes GLC ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025.

Lutemi që kushdo që ka parë personat ose automjetin, ose ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë, të kontaktojë menjëherë familjarët ose policinë.

Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm.

Ju lutemi shpërndajeni sa më shumë këtë njoftim.

‪+49 1573 8465566‬

+49 178 3900599

+49 176 62983674

+383 49 195277