Sporti

Gjithçka gati për finalen e Botërorit, edhe 30 minuta nga përballja historike

07/19/2026 20:26
nga:Mergim Rreci

Kanë mbetur vetëm 30 minuta deri në fillimin e finales së madhe të Kupës së Botës 2026, ku Argjentina dhe Spanja do të përballen për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.

Stadiumi MetLife në New Jersey është mbushur me atmosferë elektrizuese, me mijëra tifozë që presin momentin kur dy gjigantët e futbollit do të zbresin në fushë për betejën finale.

Argjentina kërkon të mbrojë titullin e fituar në Katar 2022, ndërsa Spanja synon të rikthehet në majën e botës pas suksesit të vitit 2010.

Të dyja skuadrat kanë përgatitur formacionet e tyre më të mira për këtë përballje historike, ndërsa miliona tifozë në mbarë botën presin të zbulojnë se kush do të ngrejë trofeun e Kupës së Botës 2026.

/GazetaBlic Sport/