Ramush Haradinaj, ka kujtuar shtatëvjetorin e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit, duke thënë se vendimi i marrë në vitin 2019 ishte për t’u paraqitur në Dhomat e Specializuara në Hagë si qytetar dhe jo si kryetar i Qeverisë, raporton GazetaBlic.
Haradinaj rikujtoi se atëherë kishte kundërshtuar presionin ndaj Kosovës për “çmimin e njohjes nga Serbia”, si dhe idetë për ndarje apo “Dodik Republikë”, duke theksuar se qëndrimi i tij i asaj kohe mbetet i pandryshuar edhe sot.
Reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Para 7 viteve dhashë dorëheqje për të dytën herë nga posti i Kryetarit të Qeverisë së vendit.
Atëherë deklarova se nuk shkoj të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si kryetar qeverie por si qytetar, dhe se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se ndarja dhe “Dodik Republika” për Kosovën janë të papranueshme.
Qëndrimi im atëherë ishte i qartë dhe i palëkundur. Ai mbetet i njëjtë edhe sot.


