Sporti

Scaloni mes finales dhe familjes: Gruaja ime është spanjolle, por do të jetë me Argjentinën

07/18/2026 15:05
nga:Mergim Rreci

Një ditë para finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës, trajneri Lionel Scaloni ka zbuluar një detaj interesant nga jeta e tij personale.

Edhe pse bashkëshortja e tij, Elisa Montero, është spanjolle, ai theksoi se ajo dhe dy djemtë e tyre do të mbështesin Argjentinën.

“Gruaja ime dhe fëmijët, natyrisht, do të jenë me ne. Ajo e kupton shumë mirë se çfarë do të thotë kjo ndeshje për mua”, u shpreh Scaloni.

Çifti u njoh në Mallorca në vitin 2008 dhe ka dy djem, Ian dhe Noah, të cilët, megjithëse kanë lindur në Spanjë, kanë qenë gjithmonë tifozë të kombëtares argjentinase. Ata ishin pranë babait të tyre edhe në festimet e triumfit në Kupën e Botës 2022 dhe Copa America 2024.

Megjithatë, ndarja po ndihet nga pjesa tjetër e familjes në Spanjë. “Ne gjithashtu kemi të afërm në Mallorca, zemrat e të cilëve me siguri do të jenë të ndara. Është një situatë e vështirë për ta dhe unë i kuptoj. Por sidoqoftë, ata do të jenë të lumtur”, tha trajneri i Argjentinës.

/GaszetaBlic Sport/