Lajme

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit!

07/17/2026 14:29
nga:Y I

Ministria e jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se kryediplomati shqiptar, Ferit Hoxha, është takuar në Washington me kreun e diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca.

Në këtë takim ata kanë folur për zhvillimet e fundit dhe për forcimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit, çështjet me interes të përbashkët dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.