Lajme

Deklarata e Paunovic, DASH: Gjuha e politikanëve duhet të ndihmojë synimin tonë për paqe në Ballkan, normalizimi Kosovë-Serbi i domosdoshëm

07/16/2026 19:45
nga:G B

Departamenti Amerikan i Shtetit ka folur rreth deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezana Paunovic, e cila ka deklaruar se “po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit” do të “kishte nisur spastrimin etnik të Kosovës qysh në vitin 1998”.

Një zëdhënës i DASH ka thënë për Gazetën Express se prioritet i SHBA-së në Ballkan Perëndimor është paqja dhe se në kuadër të kësaj, normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm.

Washtingtoni zyrtar në këtë përgjigje thonë se inkruajojnë udhëheqësit politik që të përdorin gjuhë që i ndihmon këtë synim.

“Prioriteti i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është paqja dhe stabiliteti. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e domosdoshme e kësaj.Ne i inkurajojmë udhëheqësit politikë të përdorin gjuhë konstruktive për të çuar përpara këtë qëllim me mirëbesim”, ka thënë një zëdhënës i DASH.