Lajme

Vdes një grua në Podujevë, bie nga banesa – Policia jep detaje

07/16/2026 15:18
nga:G B

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në në Podujevë në rrugën “Ilir Konushevci”.

Një grua ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.

Viktima nuk ka arritur tër përballoi plagët e marra dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ilir Konushevci në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave të rastit”.

Raportohet se një grua ra nga banesa në qendër të Podujevës