Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohet një takim i brendshëm i strukturave të partisë.
Në ambientet e selisë së LDK-së janë parë duke hyrë anëtarët e partisë, Xhafer Tahiri dhe Sokol Haliti, ndërsa për mediat ka folur edhe Shkëmb Manaj.
Manaj ka konfirmuar se bëhet fjalë për një takim të brendshëm të partisë. Ai, duke folur për nismën për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, ka bërë të ditur se çdo vendim do të merret pasi të përfundojë procesi i verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura.


