Gjatë ditës së djeshme janë dorëzuar nënshkrimet në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për thirrjen e Kuvendit me kërkesën për shkarkimin e Abdixhikut.
Kryetari i LDK-së Abdixhiku, në një adresim për media tha se pas verifikimit të nëshkrimeve do të thirret Kuvendi i LDK-së.
Ai potencoi se momentalisht do të ndërpresë edhe angazhimet për formimin e institucioneve.
“Kam autorizuar sekretariatin e përgjithshëm që të nis menjëherë procedurat për mbajtjen e këtij Kuvendi, pas verifikimit të nënshkrimeve do të caktohet data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit” deklaroi Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Në lidhje me thirrjen e Kuvendit dhe shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar për “Gazeta Blic” ish-deputeti i këtij subjekti politik, Agim Veliu.
Veliu potencoi se thirrja e Kuvendit është e paraparë në statutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Thirrja e Kuvendit nga delegatet është njëra nga mundesitë e thirrjes e cila është e paraparë në statutin e LDK-së” tha shkurt Veliu për “Gazeta Blic”.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi dje se janë mbledhur 151 nënshkrime për dorëheqjen e Abdixhikut nga kreu i LDK-së.
/Gazeta Blic/
Lumir Abdixhiku: Do ta mbroj LDK-në me vendosmëri dhe dinjitet
Abdixhiku në videoadresim tha se 148 nënshkrime janë deponuar në LDK kundër tij, Zemaj: Janë 151


