Lajme

Zyrtarja e LDK-së për një marrëveshje të mundshme me LVV-në?- ‘Abdixhiku i ka të gjitha kompetencat me vendos në ketë drejtim’

07/16/2026 10:49
nga:Y I

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpartiaken dhe kandidaten për Presidente nga ky subjekt politik, Vjosa Osmani, kanë zhvilluar takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve.

Pas takimit të njëjtit deklaruar se u dakorduan për t’u takuar sërish por që nga takimi nuk dolën me ndonjë zhvillim konkret.

Në lidhje me këtë takim dhe a e përkrahin një koalicion të mundshëm LDK-LVV kanë folur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Zyrtarja e këtij subjekti politik, Fiknete Bejta, tha për “Gazeta Blic” se kryetari i LDK-së, Abdixhiku i ka të gjitha kompetencat për të vendosur në lidhje me këtë çështje pasi Këshilli i Përgjithshëm i ka delegu një detyrë të tillë.

“Abdixhiku i ka të gjitha kompetencat me vendos në ketë drejtim, Keshilli i Pergjithshëm i ka delegu këtë detyrë Kryetarit në takimin e fundit te tij” tha shkurt Bejta për “Gazeta Blic”.

Por zhvillimet e fundit nga kampi i LDK-së, ku u thirr Kuvendi me kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut, sollën edhe ndërprejen e bisedimeve për formimin e institucioneve.

Kështu deklaroi dje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Në këtë pikë, më duhet poashtu t’i njoftoi qytetarët e vendit tim se për shkak të kësaj nisme, detyrohem t’i ndërpresë të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës, që i prisni me të drejtë, tash e sa kohë” deklaroi Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.

Fiknete Bejta-LDK

/Gazeta Blic/

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Flas në emër të gjithë deputetëve të LDK-së, nëse s’merremi vesh shkaktohen zgjedhje