Ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer, ka pranuar se Argjentina ishte skuadra më e mirë pas fitores dramatike 2-1 ndaj “Tre Luanëve” në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.
Anglia mori kryesimin me anë të Anthony Gordon, por nuk mundi ta mbante rezultatin, ndërsa Argjentina u rikthye me golat e Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez për të siguruar vendin e saj në finale.
“Mendoj se skuadra më e mirë fitoi. Duhet të jesh i hapur dhe i sinqertë për këtë. Reagimi i tyre ishte i shkëlqyer, ata goditën shtyllën disa herë dhe Anglia pati fat. Si nuk u panikuan, si iu përmbajtën planit të tyre të lojës, si besuan në atë që po bënin dhe e bënë.
Zëvendësimet funksionuan për ta dhe duhet të respektosh mënyrën se si u rikthyen në lojë. Ata meritojnë të jenë në finalen e së dielës, sado që dhemb ta thuash këtë”, ka thënë Shearer.
/GazetaBlic Sport


