Lajme

Një i plagosur në Fushë Kosovë, nipi dyshohet se qëlloi xhaxhain

07/15/2026 22:05
nga:G B

Një person është plagosur me armë zjarri sonte në fshatin Dobravë të Fushë Kosovës.

Sipas Indeksonline autori i rastit është nipi i viktimës, i cili, për motive që ende nuk janë bërë të ditura, ka plagosur axhën e tij.

I dyshuari në këtë rast thuhet se është Fidan Gjyrevci.

Gazeta Blic ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.