Lajme

Rasti në Han të Elezit – AUV inspekton lokalin ku dyshohet se u helmuan dhjetëra persona, merr mostra nga produktet

07/15/2026 17:48
nga:G B

Një rast i rëndë shqetësues ka ndodhur në Han të Elezit, ku, dhjetëra qytetarë atje janë helmuar nga ushqimi, pasi mendohet se kanë ngrenë në një fast-food.

Lidhur me këtë rast, media ka siguruar foto nga ku shihet se inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë shkuar në lokalin ku mendohet se janë helmuar qytetarët.

Express mëson se inspektorët e AUV’it kanë marrë mostrat e secilit produkt aty, të cilat pritet të analizohen, dhe në bazë të të cilave, pritet të merren veprimet e nevojshme.