Lajme

Me urdhër-arrest ndërkombëtar nga Mali i Zi dhe Turqia arrestohet një shtetas turk në Prishtinë – dërgohet në mbajtje

07/15/2026 15:19
nga:L J

Arrestohet një person (shtetas turk) me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Mali i Zi dhe Turqia.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në datat 09.11.2018-30.08.2022, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raporti i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 09.11.2018-30.08.2022-NN. Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Mali i Zi dhe Turqia është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull turk shtetas i Turqisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.