Lajme

QKUK me detaje për rastet me helmime, disa dalin pozitiv me “Salmonella”, për Han të Elezit po punohet për të gjetur shkakun

07/15/2026 15:10
nga:L J

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje për pacientët të cilët janë shtruar për të kërkuar ndihmë pas dy raste të helmimeve, një në Prishtinë dhe tjetri në Han të Elezit.

Sipas informacioneve të QKUK-së, 11 nga të helmuarit që janë shtruar kanë dalë pozitiv me “Salmonella”, derisa për personat e shtruar në QKUk nga Hani i Elezit po punohet për gjetjen e shkakut.