Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar me një mesazh të shkurtër lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi, Hoti theksoi se forca e LDK-së buron nga vullneti i anëtarësisë dhe jo nga ambiciet individuale.
“Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve. Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”, ka shkruar Hoti.


