Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka bërë të ditur se ka pritur në zyrat e partisë drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg, raporton GazetaBlic.
Gjini ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin mes Aleancës dhe NDI-së, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend.
Ai ka theksuar se Aleanca ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në formimin sa më të shpejtë të institucioneve qendrore, përmes ofertës gjashtëpikëshe të kësaj partie.
“Së bashku diskutuam për bashkëpunimin dypalësh dhe për zhvillimet aktuale politike në vend”, ka shkruar Gjini, duke shtuar se oferta e AAK-së synon të kontribuojë në “zhvillim, stabilitet dhe siguri kombëtare”.


