Lajme

Zemaj e konfirmon se janë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së

07/15/2026 13:14
nga:Genita C

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka konfirmuar se procesi i mbledhjes dhe dorëzimit të nënshkrimeve për çështjen e brendshme partiake ka përfunduar me dorëzimin e tyre te Sekretari i partisë.

Zemaj ka bërë të ditur se ky veprim është ndërmarrë në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me Statutin e LDK-së, duke theksuar se i gjithë procesi është zhvilluar sipas normave të brendshme të partisë.

“Po mund të konfirmoj se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së”, deklaroi Zemaj për GazetaBlic.