Lajme

E dhimbshme: I riu kosovar që u vra në Suedi, varroset nesër në vendlindje

07/15/2026 12:10
nga:Y I

Nesër, më 16 korrik do të varroset i riu kosovar, Gent Maksutaj, i cili u vra më 5 korrik në Suedi.

Sipas njoftimit mortor, 20-vjeçarit do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Banjë.

I riu dyshohet se u privua nga jeta aksidentalisht, gjatë një përleshje mes bandave kriminale.

Sipas policisë i dyshuari për të shtënat dyshohet se ka udhëtuar me tren drejt Stokholmit, ku edhe është arrestuar më vonë.

Policia suedeze e ka cilësuar ngjarjen si vrasje dhe po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.