Ismet Kryeziu, ka kritikuar qasjen e partisë në pushtet lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.
Kryeziu tha se kërkesa për një president pa të kaluar partiake nuk është garanci për respektimin e Kushtetutës, por, sipas tij, synon të shmangë një figurë me peshë politike dhe qëndrim të pavarur.
Sipas Kryeziut, kërkesa që opozita të mbështesë një kandidat “jopartiak” nuk përbën kompromis politik, por “kompromis me koncentrimin e pushtetit politik në duart e një njeriu, Kryeministrit të Kosovës”.


