Lajme

Albulena Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të Shtetit

07/14/2026 16:11
nga:L J

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haxhiu përmes një postimi në Facebook.

Dekretimi u bë një ditë pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e 298-të të mbajtur të hënën, e nominoi Gashin për Kryeprokuror të Shtetit, emri i të cilit iu propozua Haxhiut për dekretim.

Në garë për këtë pozitë ishin pesë kandidatë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.

Postimi i plotë: