Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier, me rastin e përfundimit të mandatit të tij, raporton GazetaBlic.
Haxhiu e falënderoi ambasadorin për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Belgjikës, dialogun me institucionet vendore dhe mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës, duke i uruar suksese në angazhimet e tij të ardhshme.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë ta mirëpres sot në takim lamtumirës, ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
E falënderova për punën e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, për dialogun e hapur me institucionet tona dhe për mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës.
Ambasadorit Cuvelier i urova mbarësi në angazhimet e ardhshme dhe e sigurova se do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosovë.


