Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:34 ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.
Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale, teksa një person ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka është dërguar në trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rreth orës 19:34, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale ne vetura, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha ai.


