Lajme

Vrasje me armë zjarri në Dukagjin, viktima u gjet i ekzekutuar brenda makinës!

07/11/2026 20:25
nga:Y I

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir, është gjetur në automjet, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, Aleksandër Koçeku.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive gjakmarrje, por ende nuk është verifikuar nga autoritetet.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Top Channel/