Sporti

Franca – Spanja, ja kur zhvillohet gjysmëfinalja e madhe në Kupën e Botës

07/10/2026 23:02
nga:Mergim Rreci

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Belgjikën me rezultatin 2:1 në një çerekfinale mjaft të luftuar.

Me këtë fitore, “La Roja” vazhdon ëndrrën për titullin e kampionit të botës, ndërsa Belgjika i jep fund aventurës së saj në këtë edicion të Kupës së Botës.

Në gjysmëfinale, Spanja do të ketë përballë Francën, e cila siguroi më herët kualifikimin. Përballja mes dy gjigantëve të futbollit evropian do të zhvillohet më 14 korrik, me fillim nga ora 21:00, dhe pritet të jetë një nga ndeshjet më spektakolare të turneut.

Tashmë mbetet të shihet se cila prej dy kombëtareve do të sigurojë biletën për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026.

/GazetaBlic Sport/