Sporti

Courtois pëson lëndim dhe largohet në lot nga ndeshja

07/10/2026 22:36
nga:Mergim Rreci

Belgjika ka pësuar një goditje të rëndë në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës.

Portieri i parë i belgëve, Thibaut Courtois, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes dhe është detyruar të largohet nga fusha, duke mos qenë në gjendje ta vazhdojë takimin.

Largimi i Courtois përbën një humbje të madhe për Belgjikën, pasi portieri i njohur është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe një faktor kyç në repartin defensiv.

/GazetaBlic Sport/