Lajme

Uk Lushi: Propozo Hashim Thaçin për President dhe kryhet problemi, fiton më së shumti ti, Albin!

07/10/2026 16:00
nga:Y I

Publicisti shqiptar në SHBA dhe njëherit edhe ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi, ka ndarë një fotografi të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ish-Presidentit, Hashim Thaqi.

Ai i drejtohet Kurtit duke i thënë ‘Propozo Hashim Thaçin President dhe kryhet problemi’.

Lushi potencon se më shumti nga ky vendim do të fitonte Kurti, pastaj kombi e Thaçi.

“Nuk ka, Albin, përgjegjësi pa të drejta. Propozo Hashim Thaçin President dhe kryhet problemi.Fiton më së shumti ti— Albin, mandej kombi, Thaçi dhe humbësit e vetëm dalin qenefat e huaj!A guxon Albin?’ mbyll postimin Uk Lushi.

Postimi i plotë: