Lajme

Takimet me Kurtin sot: Hamza në ora 9:00, Abdixhiku në ora 18:00

07/10/2026 07:12
nga:L J

Takimi mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të zhvillohet sot në orën 18:00.

LDK ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit.

Kreu i LDK-së, pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së partisë, tha se në takim do të shkojë vetë i dyti.

Edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka konfirmuar se të premten do të zhvillojë takim me Kurtin në orën 09:00.

Ky takim vjen pasi Kurti u dërgoi ftesa partive politike për takime pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.