Lajme

Ibrahim Rudhani emërohet në pozitën e ud.drejtorit të Nefrologjisë

07/09/2026 20:14
nga:Y I

Prof. Ibrahim Rudhani është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Nefrologjisë në QKUK.

Rudhani është emëruar në këtë pozitë pas dorëheqjes së ish-drejtoreshës Dr. Mimoza Berbatovci-Ukimeraj, shkruan Gazeta Shneta.

Rudhani është edhe koordinator i shërbimit të hemodializës në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.

Gjithashtu ai është edhe pjesë e Bordit Drejtues të SHSKUK-së në cilësinë e drejtorit për arsim dhe shkencë.