Sporti

7 milionë në vit dhe kontratë katër vjeçare, arrihet akordi mes Klopp dhe kombëtares gjermane

07/09/2026 16:01
nga:L J

Jurgen Klopp ka rënë dakord për kushtet e një marrëveshjeje për t’u bërë trajneri i ardhshëm i ekipit kombëtar të Gjermanisë.

Sipas BILD, presidenti i Shoqatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, dhe zëvendëspresidenti Hans-Joachim Watzke, do të udhëtojnë për në New York në ditët në vijim për të finalizuar emërimin e ish-trajnerit të Liverpoolit.

Thuhet se Klopp ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare që do të zgjasë deri në fund të korrikut 2030. Marrëveshja thuhet se vlen më shumë se 7 milionë euro në vit.

/GazetaBlic Sport