Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë për takim liderëve të partive parlamentare, me qëllim diskutimin e çështjes së presidentit.
Lajmi është konfirmuar për Gazeta Blic nga zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.
“Po, sot në mëngjes, kryeministri Kurti u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, tha Manxhuka për Gazeta Blic.


