Fitore Pacolli, ka njoftuar se 44 milionë euro nga paketa prej 206.4 milionë eurosh e miratuar nga Bashkimi Evropian për Kosovën do të investohen në projekte për mjedisin dhe klimën, raporton GazetaBlic.
Sipas saj, fondet do të mbështesin reformat në menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e lumenjve dhe menaxhimin e vërshimeve, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.


