Lajme

“Analizë e rezultatit zgjedhor dhe hapat e mëtejmë institucionalë”- Temat e diskutimit në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së!

07/08/2026 20:19
nga:Y I

Nesër Lidhja Demokratike e Koosvës pritet të mbajë mbledhje të Kryesisë.

Mbledhja do të mbahet në ora 15:00 në Selinë e LDK-së.

Rendi i ditës në këtë mbledhje do të jetë ‘Analizë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pas certifikimit nga KQZ, diskutim mbi zhvillimet politike dhe hapat e mëtejmë institucionalë dhe të ndryshme’.

Kështu merr vesh “Gazeta Blic” nga burime brenda LDK-së.

Kujtojmë se mbledhje e Kryesisë së LDK-së vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.

/Gazeta Blic/

LDK mban nesër mbledhje të Kryesisë