Lajme

Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë!

07/08/2026 16:14
nga:Y I

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit ka ardhur reagimi i U.D së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se me certifikimin e rezultateve përmbyllet një proces i rëndësishëm demokratik për Republikën.

Ud.së Presidentes pohoi se në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë.

“Vullneti i qytetarëve, i shprehur me votë brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët tanë, ka marrë tashmë formën e tij përfundimtare institucionale. Shpreh mirënjohjen time për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim, kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e këtij procesi” deklaroi Haxhiu raporton “Gazeta Blic”.

“Besimi i dhënë nga qytetarët është një përgjegjësi e madhe. Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë” mbylli postimin Haxhiu.

Postimi i plotë: