U.D. Presidentja, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar vëllezërit Ylli, Agroni dhe Mehmeti Bytyqi në 27-vjetorin e vrasjes së tyre, duke theksuar se familja e tyre vazhdon të presë drejtësi, raporton GazetaBlic.
Ajo rikujtoi se tre vëllezërit, pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”, u ekzekutuan nga forcat serbe pas përfundimit të luftës, ndonëse po ndihmonin dy familje rome.
Haxhiu theksoi se Serbia i njeh faktet dhe përgjegjësit, por mungon vullneti për t’i sjellë ata para drejtësisë, duke nderuar sakrificën e vëllezërve Bytyqi me mesazhin:
“Lavdi e përjetshme vëllezërve Bytyqi!”.


