Lajme

Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja

07/08/2026 11:21
nga:Genita C

“Me certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, prej nesër fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese për krijimin e institucioneve të reja.”

Kështu ka bërë të ditur njohësi i proceseve zgjedhore, Eugen Cakolli, i cili ka sqaruar procedurat dhe afatet që duhet të ndiqen deri në konstituimin e Kuvendit dhe hapjen e rrugës për formimin e Qeverisë së re.

Sipas tij, afati 30-ditor për mbajtjen dhe përmbylljen me sukses të seancës konstituive të Kuvendit fillon më 9 korrik dhe përfundon më 7 gusht 2026.

Cakolli thekson se seanca konstituive duhet të thirret nga Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentes. Nëse kjo nuk ndodh brenda afatit kushtetues, Kuvendi do të mblidhet automatikisht në ditën e tridhjetë.

“Seancën konstituive, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, do ta drejtojë deputeti më i vjetër, Avni Dehari nga LVV, i ndihmuar nga deputetja më e re, Fatma Taçi nga KDTP.

Rendi i punës është veçse i paracaktuar. Fillimisht formohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve, raporti i të cilit votohet me shumicë votash; pastaj bëhet betimi i deputetëve; më pas votohet Kryetari i Kuvendit dhe, në fund, nënkryetarët e Kuvendit” thotë Cakolli.