Xhavit Haliti nga PDK, ka thënë se nuk ka asnjë të keqe që të ketë marrëveshje politike mes partive, duke folur për mundësinë e një koalicioni VV-PDK.
Ai në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se nëse ka ofertë nga VV, PDK duhet të ulet dhe ta shqyrtojë, teksa e sheh krejtësisht normale edhe nëse partitë opozitare vendosin të qëndrojnë në opozitë dhe të mos bashkohen në qeverisje.
Po ashtu, ai ka folur dhe për çështjen e presidentit, derisa ka thënë se në PDk nuk janë diskutuar emra për këtë pozitë, por që PDK ka shumë emra që mund të jenë kandidat për president.
Më poshtë deklarata e tij:


