Lajme

Fermerët e qumështit kërkojnë nga Matoshi të tërheqë deklaratën për protestuesit: Po luan me djersën e shumë familjeve

07/07/2026 19:59
nga:Genita C

Fermerët e qumështit në Kosovë kanë reaguar ndaj deklaratës së deputetes Adriana Matoshi, e cila i ka quajtur “langareca” fermerët që protestuan një ditë më parë.

Përmes një reagimi publik, ata e kanë cilësuar të papranueshme këtë gjuhë, duke kërkuar nga deputetja që ta tërheqë deklaratën. Sipas tyre, një gjuhë e tillë cenon dinjitetin e fermerëve dhe punën e tyre.

Fermerët kanë ftuar gjithashtu Matoshin që, nëse ka dyshime për identitetin e protestuesve, t’i vizitojë nga afër dhe të bindet për aktivitetin e tyre bujqësor.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Ne si fermer, kemi vendos qe mos ti pergjigjemi askuj ne lidhje me akuzat qe po na behen si fermer, mirepo nuk po mund te rrijme duarkryq perballe akuzave te deputetes Adriana Matoshi, e cila po i quan langareca ata fermer te cilet protestuan dje.

Kjo gjuhe nuk i takon askuj e hiq me pak nje deputete si perfaqesuese ne Kuvend.

Ne i bejme thirrje publike ta terheq kete fjale, po luan me djersen e shume familjeve.

Po ashtu i bejme thirrje publike qe ne ta cakton secilen fytyr nga ajo proteste nese dyshon qe nuk eshte fermer, e ftojme ne vizite ne secilin fermer nga ajo proteste ta sheh mga afer aktivitetin e tij.