Lajme

Një 54-vjeçar u vra dhe 20 persona të tjerë u plagosën në një sulm rus në Kharkiv

07/07/2026 18:19
nga:Y I

Sulmet ruse po vazhdojnë të shkaktojnë viktima në qytetet ukrainase.

Shërbimi kombëtar i emergjencave atje tha se një burrë 54-vjeçar u vra dhe 20 persona të tjerë u plagosën, përfshirë katër fëmijë, pas një sulmi në Kharkiv, raporton Sky News.

Qendra mjekësore dhe arsimore, një pikë karburanti dhe ndërtesa banimi, u dëmtuan në lagjen veriore Shevchenkivskyi.

Kharkiv ka qenë një objektiv i rregullt i sulmeve me dronë dhe raketa për shkak të afërsisë me kufirin rus.