Lajme

E mitura që u arrestua për rrahjen e shoqes në Fier, ushtroi dhunë edhe ndaj nënës së vet

07/07/2026 15:18
nga:Y I

Një vajzë 17-vjeçare u dhunua nga tri adoleshente në një banesë në Fier.

Sipas policisë, një 15-vjeçare është arrestuar, ndërsa rrahja dyshohet se ndodhi për motive të dobëta.

Opinionisti, Eduard Sopaj në emisionin “Kosova Today” deklaroi se në këtë rast dëshmon dështimin e nivelit të edukimit.

Nga ana tjetër, opinionistja Besa Mahmuti, tha se pamjet e publikuara nga ky rast i rëndë nuk do duhej të shpërndaheshin në media e rrjete sociale.

Ndërsa gazetarja Dafina Jegeni, deklaroi se raste të tilla po trimërojnë të rinjtë e tjerë. Ajo shtoi se njëra e mitur, e cila u arrestua, ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së saj.