Sporti

Luis de la Fuente: Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme mes dy super ekipeve

07/06/2026 23:23
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, u shfaq i kënaqur pas triumfit të skuadrës së tij ndaj Portugalisë, duke e cilësuar ndeshjen si një përballje të nivelit më të lartë.

“Ishte një super ndeshje, mes dy super ekipeve”, deklaroi tekniku spanjoll, duke vlerësuar edhe kundërshtarin për paraqitjen e bërë në fushë.

Sipas De la Fuente, të dyja kombëtaret hynë në fushë me të njëjtin objektiv – fitoren.

“Të dyja skuadrat treguan se donin të fitonin”, u shpreh ai.

Trajneri i Spanjës ndau edhe meritat për futbollistët që u aktivizuan nga stoli, duke theksuar se kontributi i tyre ishte vendimtar në suksesin e ekipit.

“Lojtarët më të rëndësishëm janë ata që vijnë nga stoli”, përfundoi De la Fuente, duke nënvizuar rëndësinë e thellësisë së skuadrës në ndeshje të mëdha.

/GazetaBlic Sport/