Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është përmbyllur procesi i përpunimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë 2026, në të cilin kanë marrë pjesë 21,982 nxënës në nivel vendi, raporton GazetaBlic.
Sipas të dhënave zyrtare, arritshmëria mesatare e përgjithshme është 48.35 për qind, ndërsa rezultatet më të larta janë shënuar në Gjuhën angleze, Histori dhe Gjuhë shqipe.
Ndërkaq, performanca më e ulët është regjistruar në lëndët Matematikë dhe Kimi, të pasuara nga Biologjia, Fizika, Informatika dhe Gjeografia.
Ministria ka theksuar se këto rezultate do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe përmirësimin e cilësisë në arsim.


