Pas një takimi disaorësh mes ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit, palët kanë arritur një marrëveshje të përkohshme.
Sipas përfaqësuesit të shoqatës, Fidan Krasniqi, nga sonte do të rifillojë grumbullimi i qumështit të freskët nga qumështorja “Vita”, si pjesë e marrëveshjes së arritur.
“Nga qumështorja u zotua që nga sonte do të fillojë grumbullimi i qumështit të freskët prej fermerëve, për arsyet të korrektësisë, domethënë, u arrit një marrëveshje e përbashkët, e përkohshme, që po shpresojmë që në takimet e radhës do të zgjidhen edhe problemet e tjera, të cilat i shprehën sot në formë protestuese prodhuesit e qumështit”, tha Krasniqi.


